40-vjeçarja Alma Kaçi ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.
“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.
Gjykata e Posaçme e la në arrest shtëpie Kaçin këtë të hënë. Ajo mbërriti dhe u largua nga ambientet e GJKKO-së pa e treguar fytyrën. 40-vjeçarja kishte vendosur syze, kapele dhe para fytyrës mbajti gjithë kohës një çantë për të mos u filmuar nga mediat.
40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë “ neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme la në burg Safet Gjicin. Hetimet për ta nisën pas një video erotike të publikuar në rrjetet sociale. Pasi kryenin marrëdhënie intime, ata diskutuan për një tender për qentë endacakë./tvklan.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.