Miliarderi i akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein raportohet se ka bërë vetëvrasje në burg, shkruan ABC news, transmeton Reporteri.net.
Miliarderi amerikan ishte arrestuar nën dyshimet se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks.
Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të muaj më parë, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat.
Miliarderi 66 vjeçar doli në një gjykatë të Nju Jorkut ku deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzave se drejtonte një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale. Sipas akt-padisë, Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.