×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci tragjik i grabitjes në Shtime: Një i vrarë, një i plagosur e pesë të arrestuar

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 16:38

    Policia ka arritur të veprojë shpejtë pas grabitjes tragjike në Shtime.


    Fehmi Gashi nga Prishtina, i dyshuar për grabitjen, njëherit edhe viktimë e rastit, ishte personi që pësoi nga vjedhja që nuk shkoi siç e kishte planifikuar ai me tre persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

    Ai u rrah për vdekje nga pronarët e shtëpisë, 300 metra larg nga vendi ku kishte ndodhur vjedhja.

    Tre të tjerët ikën nga vendi i ngjarjes, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë që të tre.

    Arrestimin e personit të tretë e ka konfirmuar për lajmi.net, Mehmetali Hajdini nga Policia e Ferizajt.

    Hajdini ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar në Prishtinë teksa është sjellur për intervistim në Ferizaj.

    Policia e Kosovës paraprakisht kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se ndërlidhen me rastin.

    Në media është raportuar se dy të arrestuar janë vëllezër mes vete.

    I gjithë bilanci i kësaj grabitje është vrasja e një personi, plagosja e një tjetri si dhe pesë arrestime.

    Avokati, Asdren Hoxha ka tërhequr vëmendjen se pronarët e shtëpisë mund të akuzohen nga Prokuroria për vrasje.

    Sipas tij, në momentin e vrasjes, ka pushuar sulmi dhe nuk kemi të bëjmë me vetëmbrojtje.

    Pronarët e shtëpisë në Shtime nuk vepruan në vetëmbrojtje, mund të akuzohen për vrasje

    Prokuroria ndaj dy pronarëve të shtëpisë ka kërkuar paraburgim.

    Sipas versionit të saj, të dyshuarit e kishin ndjekur viktimën për 300 metra, teksa më pas e kishin rrahur e goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Në bashkëkryerje ata sipas prokurorisë, kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!