×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama nga Brukseli: Situata në veri mund të ketë efekte shkatërruese jo veç për Kosovën e Serbinë, por për gjithë rajonin

    Reporteri
    27 Qershor 2023 | 13:58

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.

    Ai ka thënë se përshkallëzimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja si për të dyja vendet, ashtu edhe për të gjithë sovranitetin e rajonit.

    “Kemi besim të plotë se do të mund të jemi të gatshëm për të ndërmarrë hapin e radhës, por ishte kënaqësi të ndanim mendimet dhe opinionet tona për diçka kaq shqetësuese dhe për të cilën ju personalisht po punoni shumë fort dhe ka të bëjë me të gjithë sovranitetin e rajonit dhe progresin dhe ecurinë rajonale, sepse jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në të kaluarën”, ka thënë Rama.

    Sipas Ramës, ngjarjet në rajon janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe se nuk mund të shohim vetëm shtëpinë tonë pa shikuar se çka po ndonjë edhe me shtetet fqinje.

    Rama i propozon Borrellit konferencë Kurti-Vuçiq ku dyshja nuk lejohen të dalin nga aty pa arritur një marrëveshje

    “Efekte shkatërruese mund të ketë përshkallëzimi i situatës jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Rama.

    Ai ka thënë se në takim me Borrellin kanë ndarë prova se durimi ka humbur për shtetet anëtare të BE-së.

    “Uroj shumë që Konferenca që do të zhvillohet me liderët e të dyja palëve do të tërheq vëmendjen nga shtetet anëtarë të BE-së nga Amerika dhe të mos i lejojmë të largohen nga konferenca pa një marrëveshje të përbashkët dhe nëse nuk do të arrijmë këtë gjë, pasojat do të jenë të brishta për të gjithë ne”, ka thënë Rama.

    Ai ka folur edhe për rastin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia të cilët janë liruar ditën e djeshme.

    “Jam i lumtur për të gjithë ne që arritëm ti lironim policët e marrë peng dhe tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që situata të mos përshkallëzoj. Ju vet e përmendët se është situatë urgjente dhe ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me ju dhe të gjithë aleatët tanë që të mos lejojmë që kjo situatë të ndikojë në mënyrë negative tek rajoni sepse kemi bërë shumë gjëra me Procesin e Berlinit, kemi bërë progres me iniciativa tona dhe nuk mund ta lëmë që e gjithë Kështjella që kemi ndërtuar tani të shembet nga një zhvillim kaq absurd që bazohet në pretendime kaq absurde”, ka thënë Rama.

    Borrell në konferencë me Ramën: De-eskalim të menjëhershëm në veri, e kemi humbur durimin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!