×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mijëra besimtarë falin Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

    Reporteri
    28 Qershor 2023 | 7:59

    Sot është Kurban Bajrami, festa e dytë më e madhe për besimtarët myslimanë.

    Mijëra besimtarë, u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej”, nga ku bën dhe faljen e namazit, e cila nisi në orën 6:00.

    Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, uroi të gjithë besimtarët, nga ku bëri thirrje për paqe dhe prosperitet në botë.

    Sakaq, kreu i KMSH i ka kushtuar vëmendje dhe besimtarëve në Kosovë, me një lutje për të gjetur maturi në kohën e tensioneve aktuale.

    “Lutem që vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë maturi për të përballuar tensionet Kush bën mirë do ta marrë shpërblimin e asaj që ka bërë. Të bëhemi të dashur me njëri-tjetrin, t’u shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë për ndihmë”, ishin disa nga fjalët e Spahiut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!