Në pritje të fillimit të ndeshjes mes Milanit dhe Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, tifozët kosovarë po argëtohen edhe duke biseduar me policët, të cilët po e mbajnë rendin në kryeqytet për shkak të numrit të madh të tifozëve të grumbulluar.
“Unë me zebrat nuk bëhem kurrë”, dëgjohet duke thënë polici kosovar në videon kur një tifoz i Milanit e pyet se a është me Interin apo Juventusin. Kjo përgjigje e policit u mirëprit nga turma e kuqezinjve.
Skuadra e Milanit do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti.
Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.
Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj kuqezinjtë do të bëhen gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.