Ngasja e veturës nën ndikimin e alkoolit që nga muaji i ardhshëm do të jetë vepër penale dhe do të denohet deri në tri vite burgim.
Deri më tani vozitësit nën ndikim e akoolit janë gjobitur dhe ju është ndaluar ngasja, kurse që nga muaji i ardhshëm dënimi do të jetë me burgim.
Sipas prokurorit Besim Kelmendi, ndryshimi i kodit penal ka ndodhur si pasojë e aksidenteve të shumta në komunikacion dhe qëllimi i gjithë kësaj është ulja e aksidenteve në trafik.
“ Tani e tutje vozitja e automjetit nën ndikim e alkoolit, pra nëse je i dehur është vepër penale. Besoj se do të ndikojë në ulje ne aksidenteve në tafik të cilat po marrin jetën e qytetarëve”, tha Besim Kelmendi, transmeton Reporteri.net