Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme vizitoi fermerë nga komuna e Mamushës.
Mamusha ndryshe njihet si një ndër komunat me aktivitetin më të lartë bujqësor, ku fermerët e kësaj ane merren kryesisht me prodhim dhe përpunim të kulturave të ndryshme perimtare.
Me këtë rast, Ministri Peci u shpreh se Republika e Kosovës është shembull i përkrahjes për komunitetet jo-shumicë dhe njëkohësisht Mamusha është sinonimi i prodhimtarisë së perimeve në vend.
“Qeveria është e përkushtuar dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e zhvillimit për fermerët e zellshëm dhe meritorë”, tha Ministri Peci.
Sipas njoftimit, në sektorin 1.3 Serra në komunën e Mamushës kanë përfituar 69 përfitues me sipërfaqe prej 19.72 ha dhe me vlerë të mjeteve mbi 4 mln Euro. Ndërsa, në sektorin 1.4 Depo për ruajtjen dhe grumbullimin e pemëve dhe perimeve është një përfitues, projekti i të cilit kap vlerën e mjeteve me mbi 98 mijë Euro me kapacitet të depos prej 405 m2 të mbjellë me perime sipërfaqen prej 6.9 ha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.