×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau 14 shqiptarë, krimineli famëkeq serb lirohet nga burgu 3 vite para kohe

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 18:30

    Krimineli famëkeq serb, Miodrag Sholaja, i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu 3 vite më herët nga sa ishte parashikuar në vendim.


    Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999, vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë.

    Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare.

    Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve, shkruan tch.

    Në Prishtinë kanë reaguar ashpër për lirimin e kriminelit serb.

    Një akt të turpshëm të shtetit serb e konsideron Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, lirimin e Sholajas.

    “Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja, por edhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e delegacionit të BE-së në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe lartësohen nga qeveria e Ana Brnabic”, shprehet Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!