Ishte raportuar ditë më parë se Anthony Joshua dhe Andy Ruiz kishin caktuar vendin ku do të ndesheshin në rimeçin e shumëpritur.
Joshua humbi titujt në luftën kundër meksikanit Ruiz, ndërsa kërkon t’i kthejë ata sa më parë në duelin e radhës ndaj tij, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, nuk po shkon gjithçka sipas planit për Anthony Joshuan i cili është duke u bërë nervoz me kokëfortësinë e Ruizit.
Së fundmi, raportohet se Andy Ruiz po refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e rimeçit me Joshuan derisa ai nuk merr më shumë para.
Ai veqse ka marrë 9 milionë dollarë për t’u ndeshur me anglezin në dhjetor, por ai dëshiron më shumë përpara se të nënshkruajë marrëveshjen.
Rimeçi për titujt e IBF, WBA dhe WBO supozohet të zhvillohet në Diriyah, në Arabinë Saudite më datën 7 dhjetor, ditë e shtunë.
Ruiz kishte shokuar botën e boksit kur në qershor kishte nokautuar hiç më pak se 4 herë kampionin e deri atëhershëm, Anthony Joshuan, ndërsa anglezi shpejtë aktivizoi klauzolën e rimeçit pas ndeshjes./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.