×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen 4 shqiptarë, kishin nën kontroll sheshet kryesore të qytetit për shitjen e kokainës

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 23:54

    Policia italiane në Xhenova ka arrestuar 4 shqiptarë për trafik të narkotikëve të llojit kokainë.


    Arrestimet janë pjesë e një hetimi që ka nisur më herët dhe në periudha të ndryshme janë arrestuar edhe persona të tjerë.

    Ndërkohë janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, mbi 15 mijë euro, një armë gjysmë automatik dhe municione.

    Mediat italiane raportojnë se anëtarët e bandës, kryesisht shqiptarë, menaxhonin, me role të ndryshme, disa sheshe në lagjet e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo.

    Droga vinte në periferi të Milanos dhe pasi paketohej shitej në Xhenova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!