Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë edhe sot.
Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale, shkruan Reporteri.net.
Sipas Prishtina Weather, sot do të jetë shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell, ndërkaq të merkurën do të ketë diell por edhe shi.
Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17C deri në 19C, e më pas do të zbresin edhe deri në 14C, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35C deri 36C, e vende-vende edhe deri në 36C, ndërsa ditën e enjte do të zbresin deri në 25C.
Ndryshe, ditët e fundit temperaturat kanë prekur shkallë të larta, duke bërë që të kërkohet kujdes nga personat në moshë dhe të ndjeshëm./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.