Derisa vikendeve të kaluara, pikat e afërta kufitare ishin të ngarkuara me kolona e pritje të gjata nga bashkëatdhetarët që po vinin drejt Kosovës, sonte duket situatë e qetë.
Në festën e Kurban Bajrait, mërgimtarët kanë zgjedhur të mos udhëtojnë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxh Kufitar, të regjistruar deri në orën 21:00, të dhënat flasin se nuk ka pasur pritje as në hyrje, por as në dalje.
Një pikë pak më e ngarkuar ka qenë ajo e Merdares, deri në 90 minuta në dalje, deri sa të tjerat 10 – 15 minuta.
Ndryshe, që prej disa javësh kufijtë e Kosovës mezi janë kaluar, duke bërë që mërgimtarët të presin me orë. Sipas autoriteteve kosovare, fajin e ka pala serbe, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.