×
  • Sport
  • Sport

    O Izet nale Juventusin: Pasi siguroi tri transferime pa asnjë cent – ka gati edhe të katërtin

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 15:43

    Juventusi është shndërruar në një superfuqi në tregun e transferimeve, jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë.


    Vetëm këtë merkato, ata kanë arritur të sigurojnë shërbimet e 3 futbollistëve me parametra zero, shkruan Reporteri.net

    Buffon, Ramsey e Rabiot janë tre futbollistët që juve arriti t’i marrë falas në këtë merkato verore, pasi paraprakisht kishte siguruar shërbimet e Emre Can merkaton e kaluar.

    Por, ata nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq. Juve ka bërë gati planin për verën e ardhshme.

    Bëhet fjalë për yllin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen të cilit i skadon kontrata verën që po vjen.

    Eriksen do të mund të negociojë me klubin e ri qysh në janar të këtij viti ndërsa Juve synon që të kursejë shumë miliona nga ky transferim.

    Kujtojmë që vetëm nga transferimet e Ramsey, Rabiot e Emre Can, Juventusi ka kursyer hiç më pak se 150 milionë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!