×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon familja: Tomorr Morina kthehet nesër në Kosovë

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 15:20

    Tomorr Morina, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që të lirohet nesër nga burgu i Maqedonisë së Veriut, ku më 24 korrik u arrestu bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga Serbia.


    Lajmin e ka bërë të ditur Gurakuç Dobruna, djali i hallës së Tomorrit.

    “Vendimi është marrë, por për t’u liruar mund të lirohet nesër, sepse burgu e pret dokumentin e vendimit”, ka thënë ai për Insajderin.

    Tomorr Morina ishte arrestuar më 24 korrik, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë te Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.

    Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.

    Shteti serb kishte vazhdimisht kishte kërkuar ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së. Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arrestimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!