Ish-kryeministri, Sali Berisha, foli sot për çështjen e shpalljes së tij non-grata nga Britania e Madhe.
Në një deklaratë për mediat ai tha se shpallja e tij non grata nga Britania e Madhe është bërë në bazë të shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë.
“Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar që cenonin sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Pas këtij vendimi të cilin e komunikoi në parlament Edi Rama, unë deklarova se në letrën e Home Officce bazohet në shpifje dhe trillime që kanë në bazë. Vendosa ta padisë në gjykatë për shpifje King Smish dhe titulluarin Home Office. Vendimi bazohet në shpifje dhe trillime Mirëpo sipas ligjeve britanike duhej se para se të shkoj në gjykatë të çoj padinë time për shpifje duhet të paraqisja një ankesë në këshillin administrativ. Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente, të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata” tha Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.