Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për dhunë në familje në rrugën “Mane Shyti” në Prishtinë.
“Arrestimi është realizuar mbrëmë në rrugën “Mane Shyti” në Prishtinë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje”, thuhet në njoftim të policisë.
Sipas policisë, personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, si dhe janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës të cilat ishin aktive.
Sipas policisë, personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.