×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ahmetaj lajmërohet nga arratia: Prindërve u janë marrë edhe celularët për prova

    Reporteri
    18 Korrik 2023 | 13:44

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia në lidhje me kontrollet e ushtruara në banesat e tij dhe të familjarëve të tij me urdhër të SPAK si dhe për sekuestrimin e 4 apartamenteve.

    Në një postim në Facebook ai ka thënë se prindërve të tij u janë marrë edhe celularët.

    Postimi i plotë:

    Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

    Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

    Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

    Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!