×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet me mbi 1 kg drogë në makinë, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    19 Korrik 2023 | 13:36

    Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë. Pas një kontrolli, policia i gjeti Gentjan Demirit një pako me kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kërkim u shpall edhe një 35 vjeçar, si bashkëpunëtor me të arrestuarin.

    Pas verifikimeve, rezultoi 35-vjeçari ishte me masë “Arrest në shtëpi”.

    Demiri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!