Tre fëmijë të moshës 7, 9 dhe 13 vjeç humbën jetën pasi një varkë u përmbys, ndërsa tre persona të rritur mbetën të lënduar.
Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, në Francë në qytetin Agon-Coutainville.
Autoritetet thanë së tre fëmijët u gjetën të pajetë në kabinën e varkës, ndërsa tre të rriturit u shoqëruan në spital.
Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti në det, por dyshimet e para flasin për një defekt në motorin e varkës. Të rriturit ranë në ujë, ndërsa tre fëmijët mbetën brenda në kabinë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti në det.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.