×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pesë persona rrezikuan të mbyteshin në Shën Gjin, policia iu vjen në ndihmë

    Reporteri
    19 Korrik 2023 | 17:34

    Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu kanë shkuar në ndihmë 5 personave (mes tyre edhe të mitur) që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte.

    Policia Kufitare e Shëngjinit ishte njoftuar se 5 persona që po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, në plazhin e Shëngjinit, në zonën e “Rana e Hedhun”, për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

    Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.

    Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese.

    Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!