×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona duhet t’i shesë këta dy yje për t’i blerë Silvan e Felixin

    Reporteri
    21 Korrik 2023 | 18:17

    Barcelona, siç dihet tashmë, duhet t’i bëjë mirë llogaritë në një situatë të komplikuar ekonomike.

    Për të regjistruar lojtarë të rinj dhe në të njëjtën kohë për ta respektuar “fair-play” financiar, në fakt, gjiganti katalunas duhet të merret me lojtarët në dalje.

    Për këtë, kryesia e “Blaugrana” po i studion me kujdes mundësitë strategjike për të arritur tek njëri prej dy objektivave të verës, Bernardo Silva ose Joao Felix.
    Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, një opsion është që ta bëjë shkëmbimin e lojtarëve me Manchester Cityn.

    Me këtë rast, Bernardo Silva do të përfundonte në “Camp Nou” dhe Raphinha në “Etihad Stadium”.

    Braziliani dëshiron ta ketë edhe një rast tek Barça, por ndërkohë ka marrë oferta të majme nga Arabia Saudite dhe është vënë në shënjestër edhe të Cityt, i cili është në kërkim të zëvendësuesit të Riyad Mahrezit, i cili përfundoi në Al Ahly, shkruan Express.

    Sa i përket Joao Felixit, portugezi mund të transferohet tek Barça vetëm në rast se Ferran Torres do të pranonte të transferohet në Atletico Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!