Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin Rodos, sipas shërbimit zjarrfikës të Greqisë, për shkak të flakëve masive që kanë përfshirë ishullin, raporton BBC.
Anijet private i janë bashkuar rojës bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit. Siç shihet nga pamjet zjarri është përhapur në afërsi të banorëve.
Ushtria greke po vijon me hapjen e kampeve për të pritur qytetarët dhe turistët që lanë shtëpitë dhe hotelet e tyre për t’i shpëtuar zjarrit, teksa është ngritur alarmi se të gjithë duhet të largohen.
Një nga kampet që po hapet është ai i Njësisë së Fatkeqësive Nënujore, në zonën Kalathos të Rodosit. Vihet re se tre tragete pasagjerësh janë ankoruar në portin e Rodosit për të akomoduar të evakuaurit nga zonat zjarri është në përmasa të mëdha dhe rrezikshme.
70 autobusë turistikë janë siguruar edhe nëpërmjet Federatës Panhelenike të Ndërmarrjeve Turistike për të transportuar turistët kudo që ka nevojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.