×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktima e pestë e aksidentit tragjik në Rahovec, vdiq disa javë pas babait të tij

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 12:19

    Ka vdekur edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë muajit korrik në Rahovec.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

    “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

    Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe babai 31-vjeçarit, Hilmi Lama.

    Aksidenti ndodhi në Bernjak të Rahovecit, të premten e 26 korrikut. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!