×
  • Lajme
  • Botë / Sekretari amerikan i Shtetit

    Blinken thotë se Ukraina e ka rimarrë 50% të territorit që ishte nën pushtim të Rusisë

    Reporteri
    23 Korrik 2023 | 18:47

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Ukraina e ka rimarrë gjysmën e territorit që Rusia e kishte në kontroll.

    Blinken theksoi se Kievi u përball me një “një luftë shumë të vështirë” për të fituar më shumë.

    “Tashmë është marrë rreth 50% e asaj që u kap fillimisht,” tha Blinken në një intervistë për CNN të dielën.

    “Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërsulmit. Është e vështirë,” tha ai.

    Shpresat se Ukraina mund t’i largojë shpejt forcat e Moskës nga territori i saj pas nisjes së një kundërofensive verore po zbehen, ndërsa trupat e Kievit luftojnë për të thyer pozicionet e vendosura ruse në jug dhe lindje të vendit.

    Në fund të muajit të kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky u citua të ketë thënë se përparimi kundër forcave ruse ishte “më i ngadalshëm seç dëshirohej”, shkruan Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!