×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të një pallati, shpëtohet 5 vjeçari

    Reporteri
    24 Korrik 2023 | 15:11

    Policia e Lushnjes ka bërë të mundur shpëtimin e një të mituri 5 vjeçar i cili rrezikoi që të binte nga një dritare pallati nga kati i pestë.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë menjëherë pas një telefonate të marrë nga salla operative është bërë i mundur koordinimi i efektivëve dhe shpëtimi i 5 vjeçarit që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.

    Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!