×
  • Sport
  • Sport

    Al Hilal i ka ofruar pagë 200 milionë euro në vit Mbappes, e cila mund të arrijë deri në 700 me marrëveshjet komerciale

    Reporteri
    24 Korrik 2023 | 21:13

    Al Hilal ka dorëzuar ofertë 300 milion euro te PSG për Kylian Mbappé, ndërsa raportohet se klubi francez e ka pranuar.

    Tani gjithçka varet nga lojtari, teksa nuk ka bisedime në vazhdim me Mbappé dhe PSG beson se ai ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

    Al Hilal dëshiron të ofrojë pagë neto me vlerë 200 milionë euro në sezon fikse për Kylian Mbappé dhe kampin e tij.

    Ka shumë raportime rreth 700 milionë euro në vit, por paga e ofruar mund të arrijë atë shumë duke përfshirë marrëveshjet komerciale, duke ia lënë 100% të drejtave të imazhit yllit francez, raporton Fabrizio Romano

    Është shumë e rëndësishme të nënvizohet se ky është vetëm plani i Al Hilal, pasi nuk po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta me Mbappé në këtë fazë.

    Kylian Mbappe dëshiron të qëndrojë në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!