×
  • Sport
  • Sport

    Zv.Presidenti i Galatasaray: Po diskutojmë për rikthimin e Milot Rashicës

    Reporteri
    27 Korrik 2023 | 19:45

    Galatasaray është duke u munduar ta rikthejë Milot Rashicën, i cili e bëri një sezon të shkëlqyeshëm në Stamboll.

    Ylli kosovar ishte i huazuar tek gjiganti turk për një vit nga Norwich City, tek i cili u rikthye pasi klubi nga Championshipi anglez e mban kartonin e tij.

    Por, klubi nga Superliga turke nuk e ka ndërmend të heq dorë nga vushtrriasi.

    Zëvendës-presidenti i klubit turk, Erden Timur zbuloi se është duke punuar që ta risjellë ish-futbollistin e Werder Bremenit në Stamboll.

    “Jemi duke biseduar për rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e skuadrës dhe edhe ai dëshiron të rikthehet. Do ta gjejmë një pikë të takimit”, deklaroi ai për mediat turke.

    Në sezonin e fundit Rashica i pati 30 paraqitje me Galatasarayn dhe i zhvilloi 6 gola.

    Përfaqësuesi kosovar nuk do të pranojë të luajë në nivelin e dytë të futbollit anglez dhe ai shpreson që klubet ta gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që ai të bëhet edhe zyrtarisht pjesë e Galatasarayt./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!