×
  • Sport
  • Sport

    BNE shkojnë në çerekfinale të turneut “CCT North Europe 6”

    Reporteri
    28 Korrik 2023 | 14:47

    BNE shkojnë në çerekfinale të turneut “CCT North Europe 6”

    Bad News Eagles kanë vazhduar tutje në turneun “CCT North Europe 6”.

    Ekipi shqiptar i lojërave elektronike e mposhti ekipin ThunderFlash për ta prekur çerekfinalen e këtij turneu, shkruan “Gazeta Express”.

    “Shqiponjat” fituan 2-0 me mapa, ndërsa në formatin “Bo3” u udhëhoq nga “rigoN”, i cili i pati 55 eliminime.

    Ky turne i ka shpërblimet në vlerën prej 50 mijë dollarësh, ndërsa në çerekfinale ekipi nga Kosova do ta presë fituesin e duelit Spirit – 9pandas.
    BNE i ndan vetëm dy fitore nga finalja e madhe e këtij turneu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!