×
  • Lajme
  • Lajme / Tragjedia në Lipjan

    Kryetari i komunës merr vendim të pezullohen aktivitetet e planifikuara për mërgimtarët

    Reporteri
    29 Korrik 2023 | 10:09

    Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e djeshme u shndërrua në skenë krimi pasi kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin. Pas këtyre dy vrasjeve, në fund dyshohet që dorasi kreu edhe vetëvrasje.

    Për këtë ngjarje të rëndë që shqetësoi qytetarët e Lipjanit dhe mbarë Kosovës, kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka marrë vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport.

    Teksa deklaruan nga Komuna se bashkëndjejnë dhimbjen me familjen Bekteshi, iu shprehën ngushëllime familjes, miqve dhe qytetarëve.

    “Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka marr vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport.

    Të dashur qytetarë, të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport janë pezulluar.

    Ngjarja e mbrëmshme në familjen Bekteshi tronditi thellësisht mbarë opinionin e gjerë.

    Bashkëndjejmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllime familjes Bekteshi, miqve të familjes Bekteshi dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!