Ish-presidenti Donald Trump është paditur sërish të martën në lidhje me përpjekjet e tij për ta përmbysur rezultatin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ku ai u mposht nga tashmë Presidenti Joe Biden.
Këto akuza shënojnë padinë e tretë penale të paprecedentë kundër ish-presidentit që kur ka nisur përpjekjet për kandidim për zgjedhjet e 2024-ës, raporton CNBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Asnjë president tjetër i SHBA, aktual apo ish, nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale.
Ky hetim u drejtua nga këshilltari special Jack Smith, i cili gjithashtu mbikëqyri një tjetër hetim të veçantë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga Trump në shtëpinë e tij turistike Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021. Trump, në qershor, u akuzua për 37 akuza lidhur me përpjekjet e tij të supozuara për t’i fshehur ato të dhëna nga qeveria.
Ai mori akuza shtesë në këtë rast javën e kaluar, që rrjedhin nga një përpjekje e supozuar për të fshirë pamjet e vëzhgimit nga klubi Palm Beach.
Trump është deklaruar i pafajshëm në atë rast, i cili do të shkojë në gjyq në maj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.