×
  • Lajme
  • Botë

    ISIS njofton për vdekjen e liderit

    Reporteri
    03 Gusht 2023 | 19:29

    Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë.

    Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, tha zëdhënësi i IS-it përmes një mesazhi të incizuar, që u postua në Telegram.

    Megjithatë, zëdhënësi nuk specifikoi se kur u vra lideri i grupit militant.

    IS-i po ashtu njoftoi se Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi do të jetë lideri i ri i grupit. Ky është lideri i pestë që ky grup militant emëron.

    Pas një rritjeje të madhe në Irak dhe Siri më 2014, duke pushtuar territor të madh, IS-i shpalli “kalifat”, por ky kalifat kolapsi pas një vale ofensivash.

    Grupi ekstremist u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më pas në Siri, por celulat e heshtura të grupit ende vazhdojnë të kryejnë sulme në këto dy shtete.

    Nëntorin e vitit të kaluar, IS-i tha se lideri paraprak, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashim ishte vrarë.

    Paraardhësi i tij, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra shkurtin e vitit të kaluar gjatë një operacioni të Shteteve të Bashkuara në provincën Idlib.

    “Kalifi” i parë i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte vrarë po ashtu në Idlib në tetor të vitit 2019./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!