×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania goditet nga stuhi e madhe breshëri, borëpastruesit në terren

    Reporteri
    05 Gusht 2023 | 15:08

    Pas një stuhie të fortë breshëri që goditi qytetin e Reutlingen të Gjermanisë, trashësia e akullit shkoi deri në 30 centimetra. Kjo bëri që borëpastruesit të dalin në terren.

    Një “stuhi e lokalizuar me breshër dhe shi i dendur” përfshiu zonën qendrore të qytetit të premten pasdite, tha një zyrtar i qytetit për agjencinë e lajmeve AFP.

    Zjarrfikësit kanë thënë së janë telefonuar 120 herë nga qytetarët pas stuhisë të papritur.

    “Operacionet e para ishin me njerëz të mbyllur në makinat e tyre të paaftë për të lëvizur për shkak të breshrit në tokë ‘dhe se ishin bllokuar dyert e makinave’, tha një zëdhënës i qendrës së reagimit emergjent.

    Makinat e borës u dërguan për të pastruar rrugët nga depozitat e mëdha të akullit nga stuhia e breshrit dhe më shumë se 250 punëtorë urgjence, të qytetit dhe vullnetarë morën pjesë në operacionet e pastrimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!