×
  • Lajme
  • Shqipëria / Përfshihen tri makina

    Aksident i rëndë në Shqipëri, 7 të lënduar, mes tyre dy fëmijë

    Reporteri
    05 Gusht 2023 | 18:36

    Një aksident i trefishtë ndodhi këtë të shtunë në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Shqipëri

    Siç raportojnë mediat atje,  3 makinat u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 7 persona mbetën të lënduar, mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

    Ata janë dërguar të gjithë në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

    Paraprakisht shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar nga një prej automjeteve, si dhe moti i keq.

    Si pasojë e përplasjes njëra prej makinave përfundoi jashtë rruge dhe ra në kanal.

    Me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes po punon një grup hetimor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!