×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Pas shtyerjes fillon meçi i parë, në këtë orë pritet të boksojë Robin Krasniqi

    Reporteri
    05 Gusht 2023 | 20:35

    Ka filluar të zhvillohet meçi i parë i mbrëmjes së madhe të boksit që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku meçi kryesorë është ai mes Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi.

    Mbrëmjen e nisi  meçi mes boksierit nga Peja, Dielli Vranoci dhe atij nga Turqia, Burak Akkus.

    Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi pritet të boksojnë pas orës 22:00.

    Për Krasniqin ky do të jetë meçi i tij i 60, derisa ka 52 fitore, me 20 prej tyre në nokaut, krahas shtatë humbjeve, ndërsa kundërshtari i tij Mohammedi ka 45 meçe të fituara, ku ka humbur edhe 9 sfida të tjera.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!