×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishet moti në Kosovë, erërat e forta shkaktojnë shumë dëme në Suharekë

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 18:45

    Erërat e forta që kanë filluar pasditen e sotme, kanë shkaktuar dëme materiale gjithandej nëpër Kosovë.


    Në një fotografi të dërguar në redaksinë e Reporteri.net, nga një qytetar i Suharekës, shihet një ndërtesë së cilës i janë thyer dritaret.

    Xhamat e këtyre dritareve kanë rënë në parkingun e ndërtesës, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

    Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!