×
  • Lajme
  • Botë

    41 imigrantë vdesin pasi u përmbytet anija në Itali, mes tyre edhe tre fëmijë

    Reporteri
    09 Gusht 2023 | 18:02

    Katërdhjetë e një imigrantë kanë vdekur pasi iu përmbyt anija me të cilën po udhëtonin, në ishullin Lampedusa në Itali, pasi u përballën me një valë të madhe në ujë.

    Siç kanë treguar katër persona që i mbijetuan këtij aksidenti, anija po lundronte nga Tunizia drejt Italisë, raporton BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

    Dhe ndonëse 15 prej tyre patën veshur jelekë shpëtimi, kjo nuk u mjaftoi për t’i shpëtuar nga mbytja.

    Katër të mbijetuarit ia dolën t’i shpëtonin fatkeqësisë duke notuar në tubat e brendshëm të anijes.

    Ndërkohë, përpos kësaj fatkeqësie, më shumë se 1,800 njerëz kanë humbur jetën këtë vit derisa po kalonin kufirin nga Afrika Jugore në Evropë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!