×
  • Sport
  • Sport

    Pasi ia ndaloi stadiumin “Fadil Vokrri”, FFK ia jep Prishtinës në shfrytëzim kompleksin e vet në Hajvali

    Reporteri
    09 Gusht 2023 | 22:55

    FC Prishtina zyrtarisht është njoftuar se nuk do të mund t’i luajë ndeshjet e saja në stadiumin “Fadil Vokrri” përkohësisht.

    Kjo për shkak se fusha e këtij stadiumi është tejet e dëmtuar dhe do të përdoret vetëm për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit dhe Kosovës.

    E FFK ia ka dhënë në shfrytëzim Prishtinës kompleksin e saj në Hajvali.

    Kjo u bë e ditur nga vet FFK përmes një njoftimi.

    “Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral”, thuhej ndër tjera në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!