×
  • Lajme
  • Botë / Katastrofike

    Çfarë po ndodh në Havai? 36 të vdekur nga zjarret, spitalet e stërngarkuara me pacientë

    Reporteri
    10 Gusht 2023 | 19:03

    Që nga e marta, Havai po përballet me tragjedinë më të madhe të kohëve të fundit, derisa zjarret kanë përfshirë një pjesë të mirë të ishujve Maui dhe Big Island.

    Teksa kanë kaluar dy ditë që nga kjo fatkeqësi, 36 persona kanë humbur jetën dhe mbi 270 ndërtesa janë dëmtuar ose rrënuar plotësisht, raporton BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Spitalet në Maui janë mbipopulluar me pacientë të djegur dhe qytetarë të tjerë që po vuajnë nga sasia e madhe e tymit në ajër.

    Situata në ishullim Maui, ku vdiqën numri më i madh i njerëzve, vazhdon të përkeqësohet. Zjarret po vazhdojnë të marrin hov edhe si pasojë e një stuhie që ka kapluar vendin. Edhe qyteza e famshme në Havai, Lahaina, është goditur keq.

    Zyrtarët thonë se ekipe të shpëtimit po vazhdojnë punën në mënyrë që t’i ndalin zjarret dhe t’u dalin në ndihmë të rrezikuarve. Shumë prej tyre janë evakuuar dhe po qëndrojnë përkohësisht të izoluar nëpër strehimore dhe aeroporte.

    Reagimi i Steff Baku-Kirkman pasi dëgjoi se shtëpia e saj u shkatërrua së bashku me kafshët shtëpiake nga zjarret në Maui. Foto: BBC

    Tutje, siç raporton CNN, Shtëpia e Bardhë ka thënë se po bashkëpunojnë ngushtë me Havain, madje duke dërguar edhe trupa ushtarake për t’u ndihmuar në rimëkëmbje.

    Ndërkohë ende nuk dihet mirë se sa kanë qenë dëmet e shkaktuara në përgjithësi, pasi thuhet se kjo do të marrë me muaj kohë për t’u qartësuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!