×
  • Sport
  • Sport

    Man Utd nuk humb kohë, e gjen pasuesin e Maguire te Bayerni

    Reporteri
    10 Gusht 2023 | 21:59

    Një qendërmbrojtës është fokusi i momentit në merkaton e Manchester United. Pasi trajneri Erik ten Hag ka nevojë për një lojtar prapavije që do të zëvendësojë Harry Maguire (West Ham).

    Tre janë alternativat në listën e “Djajve të Kuq”: Benjamin Pavard (Bayern Munchen), Jean-Clair Todibo (Nice) dhe Edmond Tapsoba (Leverkusen).

    Drejtuesit e “gjigantit” anglez kanë nisur bisedimet zyrtare me agjentin e Pavard. Francezi pëlqehet shumë nga Ten Hag për shkak se luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes.

    27-vjeçari ka refuzuar mundësinë e rinovimit me Bayern Munchen (kontrata i përfundon në 2024) dhe dëshiron të nisë një aventurë të re pas 7 viteve në Bundesliga.

    Manchester United është një destinacion perfekt për Pavard. Për kartonin e të cilit drejtuesit e Bayern Munchen kërkojnë 30-35 mln euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!