×
  • Lajme
  • Shqipëria

    21-vjeçari mbytet në kanalin e Pojanit në Fier, trupi nuk është gjetur ende

    Reporteri
    11 Gusht 2023 | 14:29

    Një djalë rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier këtë të premte.

    I riu ka qenë duke peshkuar rreth orës 12:40 me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur dot të dalë.

    Policia thotë se i riu H.S. , banues në Roskovec ka rënë aksidentalisht në kanal.

    Trupi ende nuk është gjetur ende, ndërsa po kërkohet me anë të një gomoneje.

    Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanat si dhe për gjetjen e turpit të të riut fatkeq. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe palombarët e Reneas. /TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!