×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i madh i Mourinhos në Tiranë që e bën atë “Special One”

    Reporteri
    13 Gusht 2023 | 13:10

    Mbrëmë në “Air Albania” u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet Romës dhe Partizanit ku italianet e fituan ndeshjen më rezultat 2:1.

    Golat për ekipin mysafir i shënuan Stephan El Shaarawy dhe Andrea Belotti, ndërsa për Partizanin nga pika e bardhë e penaltisë realizoi Tedi Cara.

    Në minutën 80-të u lëndua Marcelino Preka i cili u detyrua që ta lërë fushën dhe skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.

    Trajneri i Romës, Jose Mourinho i njohur si “Special One” për hir të korrektësisë ndaj ekipit shqiptar dhe që të duket me interesante kjo miqësore i tha lojtarit të tij, Houssem Aouar që të dilte nga fusha dhe ai pranoi.

    Kësisoj ndeshja deri në fund u luajt 10 kundër 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!