Manchester United ka arritur fitoren e parë në fillim të sezonit, duke e mposhtur Wolves të cilët e dominuan këtë ndeshje nga fillimi deri në fund. Por, në këtë rast vlen ajo thënia që “kur nuk i shfrytëzon rastet për të shënuar, pëson”. United fitoi sonte me një gol të shënuar nga mbrojtësi Varane (76’) në minutat e fundit të ndeshjes
Manchester United ka “vjedhur” një fitore të rëndësishme në xhiron e parë të Premier Ligës, duke e mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e Wolves që bëri një ndeshje tepër të mirë sonte.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënuan në 15 minutat e fundit të pjesës së dytë dhe këtu kreditet shkojnë për mbrojtjen e United që jo vetëm që ndalen me sukses sulmet e pareshtura të Wolves por edhe shënuan për t’ia siguruar tri pikë Djajve të Kuq në xhiron e parë të kampionatit.
Pjesa e parë filloi me një nuancë më mirë për Manchester United, kur rasti i parë në ndeshje u shënua në minutën e 12-të me Marcus Rashford goditi por Jose Sa bllokoi këtë goditje të tij.
Wolves filluan të rikthehen në lojë dhe erdhën të një rast ideal për të shënuar në minutën e 27-të me anë të Cunhas, goditja e të cilit përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të Onanas.
Rastet e fundit të pjesës së parë u shënuan në minutat e fundit dhe i takuan Djajve të Kuq.
Fillimisht ishte Anthony që bëri një goditje të fuqishme në minutën e parë shtesë të pjesës së parë dhe mandej Varane bëri një goditje me kokë që përfundoi shumë afër shtyllës pingule të portës së Wolves.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht Wolves të cilët patën një numër të madh rastesh për të shënuar, por që nuk i shfrytëzuan si duhet.
Cunha pati rastin e parë katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, por që edhe këtë herë nuk ishte i saktë pasi që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Onanas.
Katër minuta më vonë ishte United që rrezikoi përsëri me Anthony por që edhe ky nuk arriti që ta konkretizoi një rast pasi që mbrojtja e Wolves reagoi për mrekulli.
Rasti i tjetër për Cunhan ishte në minutën e 55-të, por që ishte Onana që bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin e sigurt atij.
Wolves vazhdonte me aksione por shpërdorimi i rasteve ju kushtoi atyre.
Kjo pasi që pas një ndërprerje, Aaron Wan- Bissaka bën një krosim të mirë në zonë ku gjen për mrekulli Varane që shënon gol me kokë në minutën e 76-të te ndeshjes.
Pas golit të pranuar, Wolves nuk ndaloi me raste të krijuara.
Fabio Silva humbi një mundësi ideale për ta barazuar rezultatin në minutën e 83-të te ndeshjes, edhe pse këtu meritat i merr përsëri Onana që bëri pritje të mahnitshme.
Onana një minutë më vonë ia mohoi edhe një gol Silvas, duke bërë një intervenim fantastik.
Rasti tjetër për Wolves erdhi në minutën e pestë shtesë të ndeshjes kur Craig Dawson u pengua në zonë dhe kërkuan penallti, por edhe pas shikimit në VAR nuk u dha ajo.
Krejt në fund gjyqtari sinjalizoi përfundimin e kësaj ndeshje ku Manchester me fat arketoi tri pikë pasi që Wolves ishin më të mirë shumicën e kësaj ndeshje.
Manchester në ndeshjen e radhës do të këtë punë më të vështirë, pasi që do të luajë kundër Tottenhamit në Londër, derisa Wolves do të luan në shtëpi kundër Brighton. /Express/