×
  • Lajme
  • Botë

    Samiti G20: India zgjedh mos ta ftojë Ukrainën, ndërsa Rusinë po

    Reporteri
    15 Gusht 2023 | 23:46

    India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20, muajin e ardhshëm.

    Një listë formale e të ftuarve e publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se tetë shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Sky News, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në listë pritet të shtohet edhe Spanja, si e ftuar e përhershme, ndonëse as ajo nuk është anëtare.

    Ukraina ishte ftuaar në samitin e Indonezisë vitin e kaluar, me Presidentin Zelenskyy që u shfaq virtualisht.

    Ajo ishte gjithashtu e ftuar në samitin më ekskluziv të G7 në Japoni në fillim të këtij viti.

    Por India ka treguar se është ndër aleatët më të fortë ekonomikë të Rusisë që nga fillimi i luftës, duke injoruar sanksionet perëndimore dhe duke vazhduar të importojë sasi të mëdha të naftës ruse.

    Rusia është ftuar edhe një herë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të larguar Kremlinin nga grupi ndërqeveritar.

    Moska pritet të marrë pjesë, por Vladimir Putin thuhet se po shqyrton nëse do të paraqitet personalisht.

    Megjithatë, një burim i Kremlinit i tha NBC Neës muajin e kaluar se Putin ende nuk e ka përjashtuar si mundësi.

    Vitin e kaluar, në vend të tij, në samit mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

    Samiti i muajit të ardhshëm do të jetë i pari që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus, duke e akuzuar atë për deportim të paligjshëm të fëmijëve në Rusi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!