×
  • Sport
  • Sport

    E bëjnë të ndihet si mbret, pamje nga pritja e jashtëzakonshme për Rashicën në Turqi

    Reporteri
    16 Gusht 2023 | 18:01

    Drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber e kishte konfirmuar në fund të sezonit 2022/23 se me shumë gjasë Milot Rashica do të shitej, por ende nuk është finalizuar ndonjë lëvizje.

    Por, interesi në yllin kosovar ekziston, duke përfshirë këtu Galatasarayn si dhe rivalin e tij Fenerbahcen, ndërsa së fundmi është përmendur edhe interesimi nga Besiktasi.

    Kjo gjë u konfirmua mbrëmë nga vetë gjiganti turk, i cili përmes një komunikate në faqen zyrtare e konfirmoi se ka filluar bisedimet me Norwich Cityn për Rashican.

    Tani, Rashica ka mbërritur në Stamboll, për ta finalizuar transferimin e tij te Besiktasi. Ylli kosovar u prit ngrohtë nga tifozët turk dhe këtë gjë më së miri e tregon videoja më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!