Ballkani i Suharekës, Partizani i Tiranës dhe Struga, janë tri skuadrat shqiptare që kanë arritur të kualifikohen në kategorinë “play-off” të Ligës së Konferencës.
E para që siguroi biletën e saj ishte skuadra e Ballkanit, e cila mundi Lincoln Red Imps me rezultat 3-1 në ndeshje rikthyese, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ballkani dominoi në pjesën e parë të ndeshjes, ndonëse nuk u realizuan gola.
Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, Meriton Korenica shënoi për 1-0 me një gjuajtje të bukur nga distanca.
48’ | Meriton Korenica WHAT A GOALl! ⚽️
🇽🇰 Ballkani [1] – 0 Lincoln Red Imps 🇬🇮 (AGG 3-0)#UECL | #ConferenceLeague
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 17, 2023
Nuk vonoi shumë, e me asistim të prurjes më të re në skuadër, Bleart Tolaj, i cili asistoi te Edvin Kuc, suharekasit dyfishuan epërsinë.
Pasoi goli i Juampes për Red Imps, por qe i shpejtë reagimi i Ballkanit, për ta vulosur fitoren me golin e Qëndrim Zybës, për 3-1.
Në radhë erdhi Partizani, që ndeshjen kthyese kundër Valmieras e përmbylli me rezultat minimal 1-0.
Mirëpo skuadra tiranase veçse kishte përmbysur kundërshtarin në ndeshjen paraprake, e cila kishte përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Partizanit.
Të vetmin gol të ndeshjes e shënoi Tedi Cara, nga pika e bardhë.
Mirëpo, kjo i mjaftoi Partizanit për t’u kualifikuar në play-offs.
Struga pati një fat krejtësisht tjetër, pasi humbën ndeshjen e sontme ndaj Hesperanges mirëpo kjo nuk i ndaloi që të kalojnë tutje, pasi ndeshjen fillestare e kishin fituar bindshëm, me rezultat 3-1.
Ndonëse me një lojtar më pak, struganët ishin të parët që kaluan në epërsi, përmes një goli fantastik me kokë nga Besart Ibraimi.
Përgjigja e ekipit kundërshtar erdhi vonë në pjesën e dytë. Në minutën e 70-të, braziliani Gustavo shënoi golin e barazimit.
Vendasit morën epërsinë në minutën e katërt të kohës shtesë me golin e shënuar nga Lado Akhalaia.
Në fund, Struga u kualifikua tutje me rezultat të përgjitshëm 4-3 në favor të tyre. /Reporteri.net/.