Një konflikt fizik për motive të dobëta midis tre adoleshentëve në Lushnje ka përfunduar me plagosjen lehtë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk dhe në konflikt janë përfshirë shtetasi A.M., 16 vjeç me shtetasit E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç.
Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M., raporton oranews.
Reagimi në kohë i policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke shoqëruar adoleshentët në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.
Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krehër dhe 9 fishekë.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnje.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit A.M dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasve E.N dhe F.R.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.