×
  • Sport
  • Sport

    Kush është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”

    Reporteri
    23 Gusht 2023 | 21:30

    Si çdo vit, edhe këtë herë është e hapur tema, pyetja që tifozët bëjnë shpesh: kush do të fitojë “Topin e Artë”?

    Emrat mbeten të njëjtë, ndërsa dy janë favoritet kryesorë, Lionel Messi dhe Erling Haaland.

    Ky është perceptimi i opinionin sportiv, i tifozëve, ndërsa për kompanitë e basteve, apo për sondazhet që kryen në rrjet nuk ka shumë dyshime se kush do të jetë fituesi këtë edicion.

    “La Gazzzetta dello Sport”, shkruan se Messi nuk pritet të ketë rivalë, pasi një sukses i tij i mundshëm kuotohet me koeficientin 1.30.

    Ky është maksimumi pasi kompani të ndryshme nuk ofrojnë më shumë se 1.20 për një sukses të mundshëm në ceremoninë e “Topit të Artë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!