Qeveria e Japonisë ka paralajmëruar banorët se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike, ndaj u ka bërë thirrje që të rrinë të izoluar.
Në faqen zyrtare të Qeverisë së Japonisë, kryeministri japonez Fumio Kishida ka thënë se kjo raketë mund të marrë jetë njerëzish e t’i dëmtojë seriozisht pronat, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Merrni të gjitha masat e mundshme për mbrojtje, përfshirë gatishmërinë për raste të paparashikuara”, ishte thirrja e Kishidas për qytetarët.
24 orë më parë, Kishida i kishte kërkuar Koresë së Veriut që të “anulonte” lëshimin e raketës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar. /Reporteri.net/.
[Emergency Alert]
North Korea has launched a suspected ballistic missile. More updates to follow. (Aug. 24, 03:54)— PM's Office of Japan (@JPN_PMO) August 23, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.