×
  • Lajme
  • Botë

    Putini thyen heshtjen për vdekjen e Prigozhin

    Reporteri
    24 Gusht 2023 | 18:39

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thyer heshtjen lidhur me vdekjen e shefit të organizatës Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq pasi iu përplas avioni në të cilin po fluturonte.

    Putini ka treguar se për vdekjen e tij u njoftua të enjten në mëngjes, dhe shtoi se hetuesit do të punojnë për zbardhjen e rastit, raporton BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Unë e njoh Prigozhin për një kohë të gjatë, që nga fillimi i viteve 1990,” tha Putin në fjalimin e tij televiziv.

    “Ky [Prigozhin] ishte një person me një fat të ndërlikuar dhe ai bëri gabime të rënda në jetë, por gjithashtu kërkoi të arrinte rezultatet e nevojshme – si për veten e tij ashtu edhe për kauzën e përbashkët, si në muajt e fundit”.

    E konfirmojnë autoritetet ruse: Prigozhin në mesin e dhjetë të vdekurve nga përplasja e avionit

    Tutje Putini tha se nuk do ta harrojë kontributin e mercenarëve Wagner në luftimin e regjimit neo-Nazist në Ukrainë, dhe i njëjti i shprehi ngushëllime familjarëve të Prigozhin.

    Ndonëse vetë nuk komentoi aludimet se mund të ketë pasur gisht në këtë punë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se ka shumë pak gjëra që ndodhin në Rusi prapa të cilave nuk fshihet Putini.

    Edhe instanca të tjera ndërkombëtare dyshojnë se vdekja e Prigozhin ka të bëjë me veprimet e këtij të fundit kundër Kremlinit. /Reporteri.net/.

    Raportimet për vdekjen e Prigozhin, Presidenti Biden: S’ka shumë gjëra në Rusi pas të cilave nuk fshihet Putini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!